Hyn në grevë punëtorët e Amazonit në Gjermani
Më shumë se 2.000 punëtorë në shtatë qendrat e shpërndarjes Amazon në Gjermani kanë hyrë në grevë, duke kërkuar një rritje të pagave, ka thënë sindikata Verdi, me njoftimin se greva zgjasë të paktën dy ditë.
Greva, nën moton “Nuk ka më shumë zbritje në të ardhurat tona,” filloi në natën në mes të dielës dhe të hënës, dhe përkoi me “Prime Day”, kur Amazon për abonentët e saj të “Prime” ofron zbritje.
“Ndërsa Amazon popullarizohet ‘me gjueti të uljes në ditën goditjes” duke ofruar ulje të mëdha, punonjësit janë të privuar nga të ardhurat prej të cilave jetojnë,” tha eksperti i sindikatës Verdi, Orhan Akman.
Amazon nuk ka specifikuar numrin e saktë të të punësuarve të cilët janë në grevë, por është thënë se nuk do të ketë ndikim në dërgesat për konsumatorë.
“Kompania duhet më në fund të pranojë marrëveshje kolektive mbi pagat për sektorët e shitjes me pakicë dhe porositë me e-mail,” tha Akman.
Amazon administron 12 depo në Gjermani dhe dje njoftoi se ka në plan të hapë edhe një të tjetër këtë vit, e cila do të sjellë më shumë se 2.800 vende pune me kontrata me kohë të pacaktuar.
Amazon po udhëheq një luftë të gjatë me sindikatat në Gjermani që kërkojnë paga dhe kushte më të mira për punëtorët në qendrat e logjistikës, ku sindikatat kanë organizuar greva të shpeshta që nga viti 2013.