Hynë në qarkullim kartëmonedhat e para me imazhin e Mbretit Karl III
05 qershor 2024
| 12:13
Banka Qendrore e Britanisë së Madhe do të vërë sot në qarkullim kartëmonedhat me imazhin e mbretit Karl III, duke e bërë atë figurën e dytë mbretërore, pas nënës së tij Elizabeth II.
“Ky është një moment historik, sepse kjo është hera e parë që ne kemi ndryshuar sovranin në kartëmonedha,” tha Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Charles./abcnews.al/
Ndërsa figura e mbretëreshës ka qenë në kartëmonedhën 1 £ që nga viti 1960, Mbreti Charles do të shfaqet në kartëmonedhat 5, 10, 20 dhe 50 £.