Hyri në treg, vrau 10 njerëz, më pas qëlloi veten

23 nëntor 2022 | 08:50

Një person i armatosur vrau të paktën 10 persona në një supermarket Walmart në shtetin amerikan të Virginias, tha policia. Sipas informacioneve fillestare, menaxheri i objektit ka hapur zjarr, e më pas ka qëlluar edhe veten.

Policia konfirmoi se sulmuesi ishte në mesin e të vdekurve, por ende nuk dihet nëse ai është vetëvrarë apo është eliminuar nga pjesëtarët e shërbimeve të sigurisë.

Nuk dihen motivet e kësaj të shtënash, por policia ka njoftuar opinionin për detaje të caktuara.

Sulmi filloi në orën 22:12 me orën lokale dhe shërbimet e urgjencës dhe oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje pak minuta më vonë.

Sipas mediave, trupi i një personi është gjetur përballë Walmart.

Zëdhënësi i policisë Leo Kosinski tha se ai besonte se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

“Walmart” njoftoi se janë të shokuar nga kjo ngjarje tragjike dhe se po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet hetimore.

Një grua e quajtur Joetta Jeffrey i tha CNN se nëna e saj ishte në ndërtesë kur ndodhi sulmi dhe arriti të dërgonte disa mesazhe me tekst. Jeffrey tha se nëna e saj nuk ishte lënduar, por ishte në shok.

Mark Warner, një senator demokrat nga Virxhinia, shkroi në Twitter se ishte “i mërzitur nga raportet për një tjetër të shtëna masive”.

Kujtojmë se ky sulm ndodhi vetëm pak ditë pasi një burrë hapi zjarr në një klub nate LGBT në shtetin amerikan të Kolorados, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 17 persona. Një të shtëna masive në një Walmart në El Paso, Teksas në vitin 2019 vrau 23 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, ka pretenduar gjatë një paraqitjeje…