HYRJE NË TRAGJEDI

26 janar 2021 | 10:41

XHEVAHIR SPAHIU

 

HYRJE NË TRAGJEDI

 

Një kosë vringëllon mbi Kosovë.

 

Tehu i kosës sajon nëpër ajër

fjalën paqësore masakër.

 

Pas gostisë së përgjakshme vjen paqja?

 

Në tragjedi le të hyhet pa maska.

 

BALADË PABESIE

A.P.

 

Udhë pa udhë.

Ç’udhë e gjatë.

 

Nata ish vetmi.

Vetmia ishte natë.

 

Natëno. Vetëmo.

 

Në një shteg pret një plagë

e pas plagës një shpagë.

 

Nata ish vetmi.

Vetmia ishte natë.

 

Natovetmiegjatë.

Udhë pa udhë.

I paudhi nis plumbin e zi.

Natëno. Vetëmo.

Oi, oi!

(Këto poezi janë botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë, 2020)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot…