Hysa: Ky draftstatut është një prapakthim

14 nëntor 2023 | 22:04

Ish-ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa tha se ky draft parasheh edhe gjerat të reja pos rezolutës 1244, siç tha ai, është edhe arbitrazhi në rast kontesti ndërmjet Qeverisë dhe Asociacionit

“Në këtë draft përmendet edhe arbitrazhi që fjalën e fundit do ta jep BE,  po ashtu këtu kishte edhe elemente të tjera që nuk njihen brenda sistemit tonë juridik, sikurse është arbitrazhi”, tha Hysa .

Po ashtu, sipas tij, në këtë draft ka një lloj mbikëqyrje, ku përmendet BE e cila do të jetë aty mbikëqyrëse për çështje të shpenzimeve.

E kjo, për Hysën është një lloj risie. “Kur t’i shikosh të gjitha këto duket një lloj kombinimi i të gjitha segmenteve, ndoshta edhe një prapakthim, sepse këtu ishin të gjitha llojet e elementeve që i paraprinë Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Hysa.

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës ne bisedimet e Vjenës, Ylber Hysa, thotë se në draftin që ka dalë në media, ka elemente të reja, derisa sipas tij problematik është territori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës, njëherësh edhe pjesëmarrës në bisedimet e Vjenës,…