Hysa përforcon Gjilanin
20 korrik 2018
| 13:04
KF Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Vilfor Hysa.
Karriera e futbollistit të lindur në Tiranë është e pasur, pasi ai është paraqitur për shumë skuadra nga kategoria Superierore dhe në kampionate të ndryshme evropiane. Hysa ishte edhe pjesë e shpresave të Shqipërisë deri në grupmoshat U-21, kurse u paraqit në kualifikimet e Evropa Ligë me Kukësin dhe Tiranën. Së fundmi sulmuesi kishte luajtur edhe në Maltë me skuadrën Lija Athletic.
/Epoka e re/