Hysaj dhe Rrahmani sërish pozitiv me Covid-19

10 dhjetor 2020 | 11:31

Dy futbollistët shqiptarë të Napolit Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani. kanë rezultuar sërish pozitiv me Covid-19.

Edhe pse janë infektuar rreth 25 ditë më parë gjatë grumbullimeve me “kuqezinjtë” dhe “dardanët”, Hysaj dhe Rrahmani kanë rezultuar pozitiv ndaj tamponëve që kanë kryer futbollistët e Napolit ditën e mërkurë, para sfidës ndaj Real Sociedad. Lajmi është njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, nga klubi napolitan, ku shkruhet se 2 mbrojtësit janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi, në pritje të tamponit të ri.

“Të gjitha tamponët e bëra të mërkurën në mëngjes për pjesëtarët e ekipit janë negativë për Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysaj, të cilët janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi në pritje të përgjigjeve të një tamponi të ri”, thuhet në njoftimin e Napolit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina dhe biznesmeni Fisnik Syla…