Hysaj dhe Strakosha më pak të vlerësuarit, Asllani e Asani më të mirit për kuqezinjtë
2024 përballë Kilit. Miqësorja e zhvilluar në Parma të Italisë, përfundoi me fitoren e pastër 0-3 të amerikano-latinëve.
Një ndeshje që nuk ishte ashtu siç pritej nga tanët. Pas kësaj humbje, lojtarët kuqezi kanë marrë edhe notat për paraqitjet e tyre.
Më të mirët në fushën e lojës për Kombëtaren tonë ishin Kristjan Asllani dhe Jasir Asani. Ata u vlerësuan me notën 6.9, më e larta në radhët e kuqezinjve.
Pastaj vjen Qazim Laçi me notën 6.8.
Me notën 6.7 u vlerësua Taulant Seferi, Nedim Bajrami dhe Rey Manaj.
Pas tij vijnë Armando Broja dhe Arbër Hoxha me notën 6.5. Shumica e lojtarëve janë vlerësuar me notën 6.4, me lojtarë si Berat Gjimshiti, Arbnor Muçolli, Ylber Ramadani, Enea Mihaj dhe Ernest Muçi. Ndërsa me 6.2 janë vlerësuar Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha.
Më të dobëtit e kësaj sfide, të cilët ‘ngelën’ në klasë ishin Strakosha dhe Hysaj. Portieri kuqezi u vlerësua me notën 5.8 ndërsa Elseid Hysaj 5.9.