Hysaj: Do ta respektoj kontratën me Napolin
05 shkurt 2021
| 11:04
Elseid Hysaj ka thënë se nuk është koha të flasë për të ardhmen. E ardhmja e Hysajt është në ajër pasi kontrata i përfundon në fund të sezonit.
Bisedimet për rinovimin kanë ngecur dhe të gjitha rrugët dërgojnë në ndarje në fund të sezonit. Sido që të jetë, si një profesionist i vërtetë, Hysaj thotë se nuk është koha për të folur për diçka të tillë, por për ta ndihmuar ekipin e tij në pjesën e mbetur të sezonit.
“Do ta respektojmë kontratën time, do të jap maksimumin për skuadrën deri në fund. Pastaj, kur të jetë momenti për të folur, do të flasim. Jam këtu prej shumë vitesh, nuk mendoj për atë që do të vijë më pas. Jam shumë i përqendruar te skuadra”, u shpreh Hysaj.