Hysaj do të bashkohet me Gattuson te Fiorentina

28 maj 2021 | 20:50

Aventura e Elesid Hysajt te Napoli është në orët e fundit. Ai gol i pësuar kundër Veronas dogji çdo skenar të mundshëm, qoftë edhe një fije shprese që Hysaj mund ta rinovonte kontratën.

Gattuso u shkarkua me një “Twitter” pas atij takimi, por trajneri nuk qëndroi më shumë se 48 orë si i papunë pasi u emërua menjëherë trajner i ri i Fiorentinës.

Gattuso ishte nga të paktët që besoi tek aftësitë e Hysajt. Shpesh doli edhe kundër klubit duke e rikthyer si titullar. Hysaj dhe Gattuso mund të bashkohen shumë shpejt pasi, sipas mediave italiane, Fiorentina është e gatshme t’i paraqesë agjentit të Hysajt një ofertë konkrete.

Me bekimin e Gattusos, Hysaj përfaqëson një investim të mirë për Fiorentinën pasi do të afrohej me parametra zero. Edhe për anësorin kuqezi, ekipi violë është një opsion i mirëpritur pasi dëshira e tij është ta vijojë karrierën në Serinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e Elesid Hysajt te Napoli është në orët e…