
Hysaj: Duam të fitojmë Ligën e Konferencës
Lazio do të luajë ditën e enjte ndeshjen e parë me eliminim direkt në Ligën e Konferencës kundër CFR Cluj, në orën 21:00.
Në prag të kësaj sfide, Elseid Hysaj ka qenë në konferencën për shtyp për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarëve.
Ku dëshiron të arrijë Lazio me Ligën e Konferencës?
Ne duam ta fitojmë atë, ne mund ta bëjmë dhe të gjithë lojtarët duan një trofe shtesë në vitrinën e tyre.
Si po shkon këtë vit?
Jam më i qetë dhe po përmirësohem. Nuk dua të dorëzohem deri në fund.
Çfarë ndeshje prisni?
Ne kemi parë disa video se si ata luajnë. Kanë diku te 3 ose 4 lojtarë që bëjnë diferencën. Ne nuk duhet t’i lejmë hapësira.
Ju mungon diçka si skuadër?
Ne jemi një skuadër e madhe dhe një grup i madh. Mentaliteti ynë duhet të përmirësohet, ne luajmë çdo tre ditë dhe gjithmonë na duhet të rigjejmë energjitë tona fizike dhe mendore.