Hysaj: Duhet të jemi më agresivë

04 janar 2018 | 21:27

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elsied Hysaj ka thënë se skuadra e tij, Napoli, duhet të jetë më agresivë në ndeshjet e Serie A.

Sipas tij Napoli është shumë i zemëruar nga eliminimi prej Kupës së Italisë pas humbjes nga Atalanta, por kërkon që ekipi të rikthehet fuqishëm në ndeshjen ndaj Veronas, transmeton Koha.net.

“Të gjithë jemi të zemëruar për humbjen nga Atalanta. Por, ajo do të na japë forcë që të ecim përpara në ligë. Asgjë nuk mund të bëjmë tani, jemi eliminuar. Duhet ta marrim atë dhe të shndërrojmë në diçka të mirë për të ardhmen. Këtë duhet ta fillojmë menjëherë ndaj Veronas, duhet të jemi agresivë dhe të japim gjithçka që të fitojmë”, ka thënë Hysaj për Radio Kiss Kiss Napoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Schalke ka konfirmuar transferimin e Marco Pjacas nga Juventusi. Mesfushori…