Hysaj: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Islandës
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Moldavisë, ku u shpreh: “Gjetëm nivelin e lojës tonë pasi e kishim humbur. Jam im kënaqur me lojën që bëmë dhe duhet të vazhdojmë”.
Skema?
Hysaj: Është një rol i ri për mua, por unë jam profesionist dhe duhet ta bëjë mirë. Unë nuk e prisja ta bëjë aq mirë dhe ndeshja më shkojë mirë.
Kualifikimi?
Hysaj: Duhet të vazhdojmë të punojmë për rritjen e Kombëtares. Do ta fillojmë nga zero, për të bërë një grup, duhet të krijojmë identitet dhe të kemi kohën për më mirë.
Kapiteni?
Hysaj: Është zgjedhje e trajnerit, jam i kënaqur për këtë gjë. Çdo kush ka dëshirë të jetë kapiten i ekipit Kombëtar, dhe për mua është një ëndërr që po realizohet.
Islanda?
Hysaj: Besoj se duhet të ishim pak më konkret në përfundimin e aksioneve. Kishim aksionet dhe na mungoi konkretizimi. Pasimet e gjata. Nuk besoj se ne kemi luajtur me shumë topa të gjatë këtë e kemi bërë që të nxjerrim lojtarët para porte të shënojnë, por loja nuk ishte vetëm me topa të gjatë.
Tifozët
Hysaj: Janë shumë të rëndësishëm, sa më shumë tifozë aq më shumë zemër do kemi të ecim përpara. Do na ndihmojnë të rritemi. Do e mendojmë me trajnerin dhe duhet të jemi shumë konkret me realizimin e aksioneve. Duhet të nisim sa më shumë topa në zonë për sulmuesit tanë.