Hysaj kërkohet nga Reali, United, Chelsea dhe Arsenali
Elseid Hysaj pritet të ndryshojë skuadër sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mund të largohet nga Napoli, në një transferim që mund të kushtojë deri 70 milionë euro.
Plot katër klube të rëndësishëm të Evropës po pyesin për të. Elseid Hysaj është më i kërkuari nga lojtarët e kombëtares së Shqipërisë, madje duke pasur në listë, admirues me emër të madh.
Mediet kontinentale njoftojnë se Reali i Madridit, Manchester United, Chelsea dhe Arsenali kanë marrë informacion për mbrojtësin e djathtë të Napolit, dhe besohet se njëri prej tyre do të arrijë ta marrë.
Mourinho e do për të zëvendësuar veteranin Antonio Valencia, Chelsea për të plotësuar një ekip me mungesa, ndërsa Arsenali e kërkon për karakterin e fortë. Gazeta britanike “Ekspres” njofton se klubet angleze po e ndjekin fuqimisht, por kanë përpara një pengesë të madhe.
“Reali mund të marrë si trajner Mauricio Sarrin, për të zëvendësuar Zinedin Zidanin, dhe kjo do ta bënte gjigantin spanjoll favorit për të marrë Hysajn, që luan pikërisht për Napolin”, shkruan ajo. Besohet se e ardhmja e 24-vjeçarit do të përcaktohet shumë nga e ardhmja e vetë trajnerit të tij, njeriut që e aktivizoi tek Empoli, dhe që e mori me vete tek Napoli.
Më herët, për mbrojtësin shkodran u fol se u interesua edhe Barcelona, pasi Lionel Mesi besohet që klubi të marrë një lojtar në krah. Me shumë gjasa, vera e ardhshme, nuk do ta gjejë Hysajn me skuadrën e tij të tanishme, dhe këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, pasi I tillë është futbolli.
Sa do të shpenzohen për të siguruar shërbimet e tij? Sipas agjencisë së specializuar, Observatoit të Futbollit, vlera e kartonit të Hysajt renditet në vendin e 62-të në Europë, pra edhe në Botë, dhe është 62.2 milionë paund stërlina, apo afërsisht 70 milionë euro, duke qenë më lart sesa ylli I Torinos, Andrea Beloti, dhe pak më poshtë se braziliani i Paris SG, Markinjos. (abcnews.al)