Hysaj: Largimi i Sarrit, lajm jo i mirë për mua
04 qershor 2018
| 11:25
Elseid Hysaj ka pranuar se largimi i trajnerit Sarri nga Napoli nuk është një lajm i mirë për të, duke qenë se kishte vite që punonte me teknikun 59-vjeçar.
“Largimi i Sarrit nuk është aspak një lajm i mirë për mua. Kam gjashtë vjet që kam punuar me atë njeri. Gjithsesi, Napoli ka bërë një zgjedhje të mirë me Ancelottin, i cili është një trajner i shkëlqyer. Të gjithë e dimë se sa tituj ka fituar ai në karrierën e vet. E ardhmja? Tani ka vetëm zëra, unë nuk di asgjë. Thjesht kam lexuar ato që janë shkruar”, ka pohuar Hysaj.