Hysaj, më afër rinovimit se largimit nga Napoli

07 janar 2021 | 12:02

Kontrata e Elseid Hysajt me Napolin skadon në qershor të këtij viti, por që prej ditës së martë mbrojtësi shkodran i Kombëtares Shqiptare ka fituar të drejtën për të nënshkruar me cilin klub të dojë për sezonin e ardhshëm.

Menaxheri italian Mario Giuffredi, i cili kujdeset për interesat e Hysajt, deklaroi për mediat italiane se momentalisht gjasat më të mëdha janë që mbrojtësi të largohet nga Napoli, por nuk e mbylli derën e një rinovimi të mundshëm.

“E sigurt është që do ta mbyll këtë sezon me Napolin, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka 51 % mundësi që të rinovoj me Napolin, pasi ai dëshiron të qëndrojë, por drejtuesit e klubit i kanë në tavolinë kërkesat tona. Nëse te Napoli zgjohen nesër dhe vendosin të rinovojnë, atëherë do ta bëjmë. Megjithatë, nuk jemi të shqetësuar, pasi kemi oferta edhe nga jashtë”, ka deklaruar Giuffredi.

Napoli pagoi 5 milionë euro në verën e 2015-s për ta blerë kartonin e shkodranit nga klubi i Empolit, ndërsa në pesë sezone e gjysmë, Hysaj numëron 199 ndeshje me fanellën e kaltër dhe vetëm një gol të shënuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të…