Hysaj merr vendimin final për të ardhmen
21 korrik 2019
| 15:25
Ndryshojnë të gjitha planet për Elseid Hysajn, mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Prej shumë javësh flitet për një largim të shqiptarit nga Napoli, por tashmë Hysaj kërkon të qëndrojë te klubi partenopei.
Siç raporton “Corriere Dello Sport”, ai është duke vlerësuar mundësinë e qëndrimit te skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
Edhe pse konkurrenca është e madhe në krahun e Hysajt, ai kërkon që të përballet me këtë situatë dhe të bindë trajnerin italian. Kjo media raporton gjithashtu se për shqiptarin, Roma dhe Tottenhemi janë të interesuara.