Hysaj mes 10 lojtarëve që kanë arritur më shpejtë 100 ndeshje në Seria A

12 prill 2020 | 23:04

“Sky Sport” në Itali së fundmi ka publikuar një speciale për futbollistët që u është dashur më pak ndeshje për të arritur shifrën e 100 ndeshjeve në Seria A. Në 10-shen më të mirë është edhe futbollisti i kombëtares sonë, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shkodran që aktivizohet tek Napoli e ka arritur këtë shifër vetëm brenda 945 ditëve. Hysaj ka qenë titullar fiks në skuadrën e Sarrit, ndërkohë që pas ardhjes së Ancelottit dhe Gattusos, minutat dhe hapësirat për të janë reduktuar ndjeshëm.

Rekordmeni në këtë renditje është shoku i tij i skuadrës, Jose Callejon, i cili ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve për 902 ditë. Gianluigi Donnarumma dhe Giovanni Simeone kanë qenë të pafatë, pasi kanë vetëm një ditë më shumë se spanjolli. /Kohajone/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike,…