Hysaj mund të transferohet në Arabinë Saudite
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj pritet që karrierën ta vazhdoj në Arabinë Saudite, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane.
Bëhet e ditur se disa skuadra saudite, emri i të cilave nuk është zbuluar, kanë shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë.
Hysaj është pjesë e Lazios, por nuk bën pjesë në planet e ekipit italian dhe për këtë arsye pritet të largohet muajin e ardhshëm.
Ai ka kontratë me Lazion deri në vitin 2026 dhe paga e lartë e tij ka bërë që për Hysajn mos të interesohen klubet nga Evropa por ato nga Lindja e Mesme.
Këtë sezon, Hysaj ka në total 3 paraqitje për Lazion në të gjitha garat apo në total 99-të minuta lojë.
30-vjeçari është pjesë e Lazios prej vitit 2021, ndërsa në Serie A ka bërë karrierë edhe te Napoli e Empoli.
Hysaj ka edhe 88 ndeshje të luajtura me Kombëtaren e Shqipërisë dhe 2 gola të shënuar.