Hysaj nuk bën pjesë në planet e Lazios
07 qershor 2024
| 12:00
Në Itali vijojnë të besojnë se Elseid Hysaj do të largohet nga Lazio. Në planin e hartuar nga drejtuesit e klubit, Hysaj nuk bën pjesë, kjo edhe për shkak të politikave që kanë vendosur të ndjekin në lidhje me angazhimin e lojtarëve të rinj.
Sipas mediave italiane, dy lojtarët e parë që do të largohet janë Hysaj dhe Pedro. Jo vetëm forma e shfaqur gjatë këtij sezoni, por dhe mosha, tashmë 30 vjeç, janë dy faktorë kryesorë që largojnë Hysajn nga Lazio. Për momentin, nuk ka emra konkret në lidhje me të ardhmen e tij, por situata mund të ndryshojë nëse Hysaj zhvillon një Evropian pozitiv.