Hysaj: Nuk e ndjemë asnjëherë rrezikun nga Polonia
13 tetor 2021
| 16:14
Elseid Hysaj, është i mërzitur me humbjen e Shqipërisë, pasi nuk e ndjeu asnjëherë rrezikun nga kundërshtari që në fund mori tri pikë në “Air Albania”.
“Ishte një rast ai që në ndëshkoi, nuk e meritonim të pësonin gol në atë moment pasi ishim duke luajtur më mirë në atë moment. Swederski ishte i freskët dhe i dha një më shumë ritëm lojës së Polonisë”, ka deklaruar Hysaj.
“Por, unë besoj se kemi bërë ndeshjen më të mirë në këtë kompeticion. Jam i sigurt se kjo skuadër do të arrijë në nivele më të larta. Asnjëherë nuk e kemi ndjerë rrezikun që Polonia do të na shënojë, por ky është futbolli, një rast dhe një top perfekt në zonë ishte me gol”, ka thënë Hysaj.