Hysaj nuk largohet nga Lazio

14 janar 2025 | 15:54

Përkundër lajmeve të shumta se Elseid Hysaj do të largohet nga Lazio, mbrojtësi i krahut do të mbetet pjesë e ekipit italian deri në fund të sezonit aktual.

Kjo bëhet e ditur se trajneri i Lazios, Marco Baroni që dëshiron ta mbaj Hysajn në ekip për shkak të lëndimit të Manuel Lazzarit, i cili nuk do të kthehet deri në fund të muajit të ardhshëm.

Mbrojtësi pritet të ketë minutazhë më të madhe këtë sezon dhe atë duke filluar nga ndeshja e ardhshme që Lazio e luan kundër Veronës në vikend. 30-vjeçari ka kontratë me klubin romak deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa këtë sezon ka vetëm katër paraqitje në të gjitha garat. Hysaj ishte në listën e lojtarëve që Lazio planifikonte ti largonte këtë muaj dhe Empoli e Lecce ishin skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…