Hysaj përplaset me trajnerin e Lazios

23 gusht 2024 | 14:51

Elseid Hysaj ka një problem të madh, rrezikon të mos figurojë në listën e lojtarëve të cilët do të përfaqësojnë Lazion në Ligën e Evropës.

Sipas disa mediave italiane pak ditë më parë në dhomat e zhveshjes së Lazios ka ndodhur edhe një incident ku Hysaj i ka kërkuar llogari trajnerit Baroni.

Shkodrani mendon se duhet që të jetë ende në qendër të projektit të Lazios ndërsa për trajnerin nuk është kështu.

Kjo diferencë ka bërë që të dy të kthehen në protagonistë të një konflikti që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në ambientin e klubit te Lazios.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët kanë nisur të testojnë vaksinën e parë në botë…