Hysaj pranon ofertën e Atleticos

12 korrik 2019 | 14:49

Mbrojtësi shkodran i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj ka pranuar parimisht kalimin te Atletico e Madridit si skuadra më serioze në ofertën e saj për të blerë kartonin e lojtarit kuqezi.

Hysaj nuk konsiderohet prej muajsh një alternativë e parë për formacionin e Napolit dhe skuadra jugore i ka bërë të ditur zyrtarisht agjenti për të gjetur një destinacion tjetër, por pak janë skuadrat e gatshme të shpenzojnë shumë. Atletico Madrid është ajo që ka insistuar në firmën me futbollistin shqiptar dhe është ajo që ka ngritur më shumë ofertën në drejtim të skuadrës së serisë A.

25 milionë euro do të paguajë Atletico e Madridit për Hysajn, një mbrojtës që u kërkua dhe nga Chelsea por asnjëherë në tratativa zyrtare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irina Shayk nuk po e lejon dashurinë e humbur të…