Hysaj shkëlqen ndaj Milanit, mediet italiane i thurin elozhe

25 janar 2023 | 12:42

Pas Sassuolos dhe Bolognës, Elseid Hysaj u jep vazhdimësi paraqitjeve të tij. Shtatë ndërhyrje të sakta dhe 88 për qind të pasimeve të suksesshme japin idenë e provës së shqiptarit kundër Milanit.

Edhe penalltia e golit të tretë që i dha sigurinë Lazios erdhi pikërisht nga një lexim i bukur i manovrës së Milanit nga kapiteni i Shqipërisë. Për këto arsye, mediet italiane e vlerësuan më shumë se pozitivisht provën e Hysajt kundër kampionëve të Italisë.

Ai mori notën 6.5 nga “Corriere dello Sport” që shkruante: “Bën ligjin në korsi dhe detyron rivalët direkt të bëjë mbrojtëset për shumicën e kohës. Shpëton një gol në vijë fatale dhe dhuron një gjysmë asistim. Vështirë t’i kërkohet më shumë”. Elozhet për shqiptarin edhe nga “Sportmediaset”.

Një tjetër 6.5 nën motivimin: “Vrapon pa fund dhe dhuron mbështetje konstante në të dyja fazat. Nëse vazhdon me këtë formë Lazari duhet të vazhdojë të qëndrojë në stol”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Botërore të Edukimit, organizata “Oaktiv”, ka organizuar aktivitet…