Hysamedin Ahmedi bëhet pjesë e Lëvizjes Vetëvendosjes
Pjesë e radhët të Lëvizjes Vetëvendosje (LV) sot i është bashkuar edhe Hysamedin Ahmedi.
Lideri i LV-së, Albin Kurti, ka thënë se Hysamedini është bërë pjesë e kësaj lëvizje i bindur se ndryshime të mëdha për shqiptarët janë të domosdoshme dhe ato mundet të vijnë vetëm përmes LV-së.
“Hysamedin Ahmedi u bë pjesë e Lëvizjes tonë. Lindur në Preshevë, Hysamedini ka kryer studimet universitare në fakultetin e elektroteknikës dhe po ashtu një vit specializim në teknologji informacioni. Aktualisht, punon në shkollën e mesme teknike në Preshevë dhe ka botuar tekste mesimore në lëndët bazike të elektroteknikës për nxënësit e shkollës të cilët i ka siguruar pa pagesë për nxënësit e shkollës. Hysamedini u bë pjesë e jona i bindur se ndryshime të mëdha për shqiptarët janë të domosdoshme dhe ato mundet të vijnë vetëm përmes Lëvizjes tonë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/