Hysamedin Feraj flet për “anti-albinët”

19 mars 2023 | 09:34

Hysamedin Feraj, që mban pozitën e këshilltarit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një reagim ndaj qëndrimeve të analistëve në studiot televizive pas arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi mbrëmë në Ohër. Sipas Ferajt, ata që po thonë se Albini ia ofroi Vuçiqit Zajednicën janë “anti-albinë”.

Feraj në postimin e tij lë të kuptohet se s’ka Zajednicë në aneks duke e përmendur mosnënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Vuçiqit.

“Përmbledhtas, anti-albinët po thonë:

Albini ia ofroi Vuçiqit Zajednicën, prandaj Vuçiqi nuk e nënshkroi marrëveshjen që i siguronte serbëve krijimin e Zajednicës në Kosovë!”, thuhet në postimin e Ferajt, që e ka shpërndarë anëtari tjeter i LV-së së Tiranës, Elvis Hoxha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e vona të së shtunës së 18 marsit,…