Hysamedin Ferraj është pinjoll i filozofisë alla ISIS

24 prill 2020 | 09:01

Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës i është kundërpërgjigjur Hysamendin Ferajt nga Lëvizja Vetëvendosje mbi pyetjen “Kosova drejt përplasjes qytetare?”

Rugova e quajti Ferajn pinjoll i filozofisë së ISIS-it.

“Hysamedin Ferraj, pinjoll i filozofisë alla ISIS, paska paralajmëruar përplasje qytetare. Hysamedin, aman këqyr punët e tua në Tiranë dhe mos e lodh kokën me Kosovën”.

Tutje, Rugova i thotë Ferjat se as LDK nuk janë pak e as të urtë e të pafuqishëm.

“Kosova nuk e ka duru kurrë komunizmin e kuq dhe nuk ju duron as juve. Nuk jemi pak edhe ne, nuk jemi aq të urtë edhe ne, nuk jemi të pafuqi edhe ne, por nuk jemi gjakprishur dhe as aventurierë që e djegin shtëpinë e vet”, është shprehur Rugova përmes “Facebook”.

Zyrtari i Vetëvendosjes në Shqipëri, Hysamedin Feraj, është lajmëruar sërish me akuza të rënda për kundërshtarët e liderit të tij, Albin Kurtit.

Feraj, që ditë më parë pranoi se ishte enverist dhe mori pjesë i mërzitur në varrimin e diktatorit, thotë se me zhvillimet aktuale në Kosovë mund të ketë përplasje qytetare. Ai e akuzon Thaçin dhe të tjerët se me këto veprime po dëshirojnë t’i bëjnë shërbim Serbisë, duke i dhënë territor.

Shkrimin e tij e nis duke paralajmëruar përplasje të qytetarëve.

“Kosova drejt përplasjes qytetare?

Hashim Thaçi po nxiton si pa krye me i krye shërbimin e radhës Serbisë e Rusisë.

Në ketë vrap rrezikon me u përplasë me popullin shqiptar. Si parashikim nga e kaluara, prej saj nuk mund ta shpëtoj as vetë Kushtetuta, as Gjykata Kushtetuese, as regjimet me pushtet.

Në realizimin e vullnetit për vetëvendosje popullin shqiptar nuk e ka ndaluar:

– As kushtetuta e Jugosllavisë + e Serbisē + e Kosovës më vonë, as me 1968, me 1981, me 1990, e as me 1997.

– As regjimi i LKJ+ LKS+LKK nuk a ka ndalur LDK-ën, as regjimi paqësor i LDK-së nuk e ka ndalur luftën e armatosur te UÇK-së, as regjimi i Hashim Thaçit fitoren e LVV-së.

– Nuk e kanë ndalur as hafijet e Rankoviçit, as tankset e Millosheviqit, prandaj ka gjasë mos ta ndalojnë as veglat e Vuçiqit.

I gjithë ky skenar ogurzi vetëm për dy shërbime ndaj Serbisë:

  1. Me heq reciprocitetin me Serbinë!
  2. Me i dhënë territor shqiptar Serbisë!”, shkruan Feraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin Pressing…