Hysen Muzliukaj emërohet drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës
14 tetor 2019
| 19:24
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në komunën e Mitrovicës do të drejtohet nga drejtori i ri, Hysen Muzliukaj, raporton gazeta online veriu.info.
Drejtori Muzliukaj paraprakisht që nga ardhja në pushtet e Agim Bahtirit në Mitrovicë, ka udhëhequr me Drejtorinë e Administratës në këtë komunë.
Në Drejtorinë e Administratës Hysen Muzliukaj ka bërë reforma të thella në fushën e administratës duke e transformuar rrënjsisht mënyrën e funksionimit të saj.
Madje edhe vet qytetarët në vazhdimësi kanë dhënë vlerësime të larta mbi ndryshimet e funksionimit administrativ në komunën e Mitrovicës.
Rezultatet e treguara në pozitën udhëheqëse të mëparshme ka bërë që kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të caktojë Muzliukajn në pozitën e re.