Hysen Vrajolli emërohet ushtrues detyre i kryeshefit në ndërmarrjen ‘Trepça’

16 prill 2020 | 15:27

Bordi i përkohshëm mbikëqyrës i drejtorëve në ndërmarrjen  “Trepça”, ka emëruar Hysen Vrajollin, ushtrues detyre të kryeshefit të kësaj ndërmarrjeje.

Ky vendim ka ardhur vetëm një ditë pasi bordi ka shkarkuar kryeshefin Basri Ibrahimi.

Në një prononcim për “klankosova.tv”, Hysen Vrajolli, ka thënë se detyra e re i është dhënë për një afat të caktuar, derisa të hapet konkursi për pozitën e kryeshefit.

Ai e ka vlerësuar lartë përzgjedhjen të cilën bordi e bëri për angazhimin e tij në këtë pozitë.

Hysen Vrajolli, i cili ka përvojë 36-vjeçare në miniera, ka thënë se e njeh mirë këtë fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj,…