Hysenaj dhe Shahini diskutan për lehtësirat tatimore të ATK-së

01 shkurt 2021 | 16:12

Zëvendësuesi i drejtorit të  përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ekrem Hysenaj, është takuar të hënë me kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Takimi në fjalë është mbajtur me qëllim të diskutimit  të vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia Covid-19, më saktësisht shlyerjen e bllokimit të llogarive bankare për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore ndaj ATK-së, lirimin e llogarive bankare të bllokuara të të gjithë tatimpaguesve, të cilët po ashtu kanë obligime ndaj ATK-së, deri më datë 30.04.2021.  “Po ashtu, palët diskutuan edhe për heqjen e ndëshkimeve për të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore , nëse kryhet pagesa e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021. Ky vendim është mirëpritur nga AKB, si dhe në të njëjtën kohë potencuan se do të kërkohet nga të gjithë ata tatimpagues të cilët kanë obligime ndaj ATK-së, të veprojnë komfor vendimit në fuqi. Veç këtyre, kryetari Shahini vlerësoj punën dhe kontributin e pandërprerë dhe shumë profesional të ATK-së,  të dhënë çdoherë e më thekës të veçantë në periudhën e pandemisë”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e këngëtares së famshme, Madonna, ka marrë gjithë vëmendjen…