Hyseni: Bajrush Xhemaili ka vlera të larta patriotike

10 shkurt 2021 | 15:35

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajredin Hyseni i ka dhënë mbështetje publike bashkëveprimtarit të tij, Bajrush Xhemaili në garën për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hyseni që se bashku me Xhemailin ishin të burgosur politik, ka thënë se Bajrushi ka vlera të larta patriotike dhe shtet formuese, prandaj edhe duhet të votohet në zgjedhjet e parakohshme.

“Me Bajrushin jemi takuar në momentet më të vështira, gjatë vuajtjes së dënimit! Si në kohë të vështira edhe në liri, Bajrushi mbetet shok i pandryshueshëm, me vlera të larta patriotike dhe shtet formuese!”, ka shkruar Hyseni.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Postimi i plotë i Hysenit në “Facebook”:

Të nderuar miq,
Në listën e kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet parlamentare është miku im i tri dekadave, Bajrush Xhemaili me numër 8.

Me Bajrushin jemi takuar në momentet më të vështira, gjatë vuajtjes së dënimit!

Si në kohë të vështira edhe në liri, Bajrushi mbetet shok i pandryshueshëm, me vlera të larta patriotike dhe shtet formuese!

Pa atdhetarët, me besimin e pa luhatur dhe veprimin për lirinë, të cilën ne sot e gëzojmë, Kosova nuk do të ishte e lirë!
Ju ftoj ta votoni Bajrushin me numër 8 dhe PDK-në me numër 134!
Me respekt,

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kjo…