Hyseni dhe Gjuriq takohen sot në Bruksel

30 korrik 2020 | 08:30

Në Bruksel pritet të mbahet sot takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh.

Është ky takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Në agjendë të bisedimeve sot pritet të jetë bashkëpunimi ekonomik, ndërsa një javë më parë palët biseduan për çështjen e të pagjeturve të luftës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur më 16 korrik.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inxhinieri i ndërtimit, Shkelzen Qorraj, ka thënë se janë duke…