Hyseni e Durmishi nënshkruajnë projektin infrastrukturor për qytetin e Gjilanit në vlerë 27 milionë euro
16 janar 2024
| 12:49
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi kanë nënshkruar një projekt infrastrukturor për qytetin e Gjilanit në vlerë rreth 27 milionë euro.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari Alban Hyseni.
“Nënshkruam projektin më të madh infrastrukturor në historinë e qytetit, me vlerë rreth 27 milionë euro, me zëvendësministrin Hysen Durmishi. Qarkorja e re e qytetit ka gjatësi rreth 20 km, 4 korsi që do të lidhin të gjitha rrugët magjistrale. Gjilani me qeverisje të ndershme e plot dinjitet tashmë ka kthyer vëmendjen meritore”, ka shkruar Hyseni në “Facebook”.