Hyseni e Krasniqi nënshkruajnë marrëveshje bashkëfinancimi për një projekt në Gjilan
04 korrik 2023
| 11:38
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Kjo marrëveshje ka për objekt bashkëfinancimin e projektit “Regjenerimi i ish-parkingut duke integruar xhepat e gjelbër – Parku Urban në Komunën e Gjilanit”.
Kryetari Hyseni, ka falënderuar me këtë rast ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin.
Ai bëri të ditur se shuma totale e këtij projekti është mbi 100 mijë euro, ku MAPL ndan 90 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit 11.890 euro.