Hyseni godet Abdixhikun: Albin Kurti ia dikton politikat dhe qëndrimet e LDK-së

10 tetor 2022 | 16:39

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni, ka aderuar kritika të ashpra në adresë të kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë  se ka kohë që  përmes figurave si Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe 4-5 anëtarë tjerë në Kryesinë e LDK-së,  Albin Kurti dikton politikat dhe qëndrimet e LDK-së.

Hyseni ka akuzuar Abdixhikun dhe një pjesë të LDK-së në zgjedhjet e fundit e kanë sjellë këtë parti në nivelin e AAK-së.

“Vota për zgjedhjen Vjosa Osmanit presidente dhe përkrahja e pakusht e qeverisë Kurti në misionin e tij shkatërrimit të çdo gjeje të ndërtuar deri më tani, LDK-në, e ka kthye në një formacion politik hibrid, që të mos them, patericë të LV-së. Këta janë ata që ‘LDK-në e kanë sjellë nivel të AAK-së’  në zgjedhjet e fundit dhe askush tjetër”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i plotë i Hysenit:

“Abdixhiku kritikon ashpër Kurtin: Nuk po i kupton hallet e qytetarëve, po angazhohesh vetëm për propaganda!!!”

Ishte ky një titull në portalet e djeshme i cili më ‘intrigoi’ dhe rrjedhimisht e lexova me kujdes.

Dua para së gjithash ta ripërsërisë fuqishëm atë që e kam thënë me vite. E keqja më e madhe që i ka ndodhur Kosovës pas lufte, është ardhja në krye të këtij shteti e Albin Kurtit si kryeministër dhe Vjosa Osmanit si presidente. Kurti një mashtrues patologjik, manipulues inteligjent, e ka katandisur Kosovën atje ku pak kujt ia merrte mendja. Ndërkohë që kemi një presidente e cila në çdo situate ose jep deklarata që janë në thelb të rrejshme dhe çorientuese, ose shpërfaq shkallë të lartë mediokriteti, madje edhe në fushat ku pretendon të jetë eksperte!

Po i kthehem tani deklaratës së Abdixhikut dje dhe “ashpërsisë” së tij me Kurtin. Pajtohem me të gjitha konstatimet për çështjet që kishte prekur në atë deklaratë z. Abdixhiku.

Por, po ashtu duhet konstatuar që në deklaratën e tij kishte mungesë akute guximi për t’u marr edhe me çështje substanciale të shtet ndërtimit të Kosovës.

Sidoqoftë, është më se e saktë që Albin Kurti (dhe, shto këtu edhe Vjosa Osmani) “nuk po i kupton hallet e qytetarëve, por angazhohet vetëm për propaganda!!!”. Megjithatë, pyetja më logjike që imponohet në këtë rast është: Si është e mundshme që një lider opozitar, Abdixhiku ia numëron gjitha atë mal dështimesh Kurtit, dhe në të njëjtën kohë deklarohet kundër rrëzimit të kësaj qeverie, si qëndrim poltik partiak! Diçka këtu nuk shkon!

Nëse deklaron se kjo qeveri ka dështuar në çdo gjë dhe në të njëjtën kohë, të njëjtës i thua vazhdo të “qeverisësh” sepse ne nuk duam të të rrëzojmë, “kritikun” Abdixhiku e bënë po aq të pa besueshëm dhe manipulues. Largo këtu 3-4 vetë për të cilët kam respekt, heshtja e pjesës më të madhe të Kryesisë së LDK-së, ndaj kësaj politike sa manipulative e po aq kalkulante instaluar nga Abdixhiku në këtë parti, është tregues i qartë që, tashmë, bërthama e LV-së brenda LDK-së është diktuese e politikave “opozitare”.

Ka kohë që, përmes figurave si Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe 4-5 anëtarë tjerë në Kryesinë e LDK-së,  Albin Kurti dikton politikat dhe qëndrimet e LDK-së.

Vota për zgjedhjen Vjosa Osmanit presidente dhe përkrahja e pakusht e qeverisë Kurti në misionin e tij shkatërrimit të çdo gjeje të ndërtuar deri më tani, LDK-në, e ka kthye në një formacion politik hibrid, që të mos them, patericë të VV-së. Këta janë ata që “LDK-në e kanë sjellë nivel të AAK-së” në zgjedhjet e fundit dhe askush tjetër.

Sidomos jo ata që kanë bërë të pamundurën që mos të lejohet konsolidimi i bërthamës së LV-së në LDK.

Nëse Abdixhiku do të donte të dëshmonte të kundërtën, ai duhet pa humbur kohë të deklarohet duke thënë se do te përdoret çdo mjet demokratik për ta larguar këtë formacion politik nga qeverisja, para se të bëhet vonë! Dhe këto deklarata t’i mbështes me veprime opozitare konkrete, me çdo mjet demokratik!

S.H.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Rifat Latifi…