Hyseni: Kurti dëshiron kontroll në qeverinë maqedonase, ky është synimi i tij
Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë të enjten në “Pressing” të T7, se është herët të dihet nëse “Kurti ka fituar ose humbur nga zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut”.
Sipas tij, Kurti nuk e ka pasur të domosdoshme që opozita shqiptare të dilte para Frontit Evropian, por sipas tij Kurti synon që të ketë kontroll në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut.
Kjo sipas Hysenit që në një moment Kurti të jetë faktor stabiliteti respektivisht destabiliteti para faktorit ndërkombëtar.
“Kurti nuk është duke e bërë garën e vet ku me çdo kusht duhesh me dalë i pari. Kurti e ka të rëndësishme që në qeverinë e ardhshme me qenë faktor stabilili respektivisht destabiliteti, që i bjen me pas mundësi që me hy koalicion me VRMO në mënyrë që në një moment para faktorit ndërkombëtar me qenë mundësi që me i displinu ata”, ka thënë Hyseni. /Gazeta Express