Hyseni: Kurti e Osmani po ia dorëzojnë veriun Serbisë

05 nëntor 2022 | 18:32

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në vend, ku serbët u larguan nga pozitat e tyre drejtuese nëpër institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, vendimi politik i Listës Serbe për tërheqje nga të gjitha postet politike publike në vetvete nuk do të duhej të ishte shqetësues, sepse do të shihej si një manovër politike dhe mjet presioni.

“Zhvillimet e sotme janë indikatorë të qartë se Qeveria e Serbisë dhe strukturat parapoltike në veri të Kosovës kanë mirëpritur politikat aventureske e fëminore të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët me kryeneqësi rrënuan çdo gjë që me aq mund ishte arritur në integrimin e veriut në sitemin e Kosovës që nga viti 2013”, ka shkruar Hyseni në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hysenit:

Vendimi politik i Listës Serbe për tërheqje nga të gjitha postet politike publike në vetvete nuk do të duhej të ishte shqetësues, sepse do të shihej si një manovër politike dhe mjet presioni. Por kjo tërheqje duket se shënon fillimin e një veprimi tjeter, shumë më të rrezikshëm. Në veri sot me diktat politik, përmes Listës Serbe ka filluar një diversion i hapur i Vuqiqit ndaj insititucioneve të rendit dhe ligjit në vendin tonë. Pra ka një linjë të qartë që e ndanë politikën nga strukturat e rendit dhe ligjit. Me diktat puro politik policët, prokurorët, gjykatësit dhe duket të gjithë shërbyesit civil serbë sot kanë dhënë dorëheqje nga këto pozitat e tyre. Kjo është shumë serioze dhe shkon larg përtej një fiskulture politike siç është tërheqja nga postet politike.
Gjatë ditëve të kaluara shumë nga ne kemi tërhequr vërejtjen për pasojat e mundshme të vendimeve të Albin Kurtit.
Zhvillimet e sotme janë indikatorë të qartë se Qeveria e Serbisë dhe strukturat parapoltike në veri të Kosovës kanë mirëpritur politikat aventureske e fëminore të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët me kryeneqësi rrënuan çdo gjë që me aq mund ishte arritur në integrimin e veriut në sitemin e Kosovës që nga viti 2013.
Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave kriminale e diversive serbe në veri. Respektimi i kerkesës amerikane e evropiane për shtyrje të zbatimit për targa do ta evitonte gjithë këtë situate e cila tashti ka rrezik të eskalojë.
Albin Kurti po refuzon çdo koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e Kosovës në botë. Paradoksalisht, rreziku më i madh Kosovës sot po I vie nga këta liderë dhe aventurat e tyre fëminore politike! Me politikat e tyre shkurtëpamëse Kurti e Osmani, po ia dorëzojnë veriun e Kosovës në pjatë Serbisë dhe politikës kriminale të saj!
S.H.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi përfaqësuesit serbë…