Hyseni nderon me mirënjohje karateistet medaliste në Botërorin e Karatesë

09 nëntor 2023 | 15:46

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim karateistet medaliste në Botërorin e Karatesë, Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu, sikurse edhe trajnerin e tyre, Alban Beqiri.

Hyseni pasi i ka uruar për rezultatet e jashtëzakonshme, suksesin e këtyre karateisteve, dhe i ka cilësuar si historike, duke u siguruar mbështetje institucionale për sukseset e radhës. Ai shtoi se janë shumë krenarë që vajzat tona po përfaqësojnë vendin e qytetin tonë dinjitetshëm në kampionatet botërore.

“Ky sukses vlerësohet historik pasi që është fituar për herë të parë në konkurrencën e femrave dhe në nivel ekipor në karate, duke mposhtur Anglinë, Zvicrën, Francën dhe Kazakistanin. Në pesë meçe të Kosovës, karateistja gjilanase Fortesa Orana ka qenë e pamposhtur duke shënuar pesë fitore”, ka deklaruar Hyseni.

Për sukseset e arritura në Botërorin e Karatesë, kreu i Gjilanit, tri medalisteve u ka ndarë mirënjohje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministri i…