Hyseni në Itali bisedon për dialogun Kosovë – Serbi

14 tetor 2020 | 13:36

Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, gjatë qëndrimit në Romë të Italisë është takuar me Piero Fassino, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Italisë, me të cilin ka biseduar për dialogun me Serbinë.

“Si në të gjitha takimet tjera edhe këtu në fokus të bisedës ishte dialogu Kosovë – Serbi. Kishim pajtim të plotë me kryetarin Fassino se dialogu duhet të dinamizohet me qëllim të përmbylljes sa më të shpejtë dhe normalizimit të plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes reciproke si e vetmja zgjidhje e qëndrueshme afatgjate”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kampionin e…