Hyseni njofton Hoxhajn për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi

29 korrik 2020 | 12:26

Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni ka takuar anëtarin e kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, të cilin e ka informuar për takimet e fundit për dialogun Kosovë-Serbi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hyseni ka shkruar se në këtë takim është theksuar nevoja e koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit për proceset nacionale.

“Mirëprita sot një takim dhe bisedë përmbajtjesore me nënkryetarin e PDK-së z. Enver Hoxhaj. Dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njoftova z. Hoxhaj me rrjedhën e takimeve. Theksuam nevojën e koordinimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsensus sa më të gjerë politik në Kosovë!”, ka shkruar Hyseni.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në Boks për grupmoshat 17-18 vjeçar po…