Hyseni nuk e përjashton mundësinë e largimit të deputetëve nga Vetëvendosje

01 gusht 2022 | 22:10

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hydajet Hyseni, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e largimit të deputetëve nga kjo parti.

Por, Hyseni tha në Info Magazine në Klan Kosova se kryetari i kësaj partie njëherësh kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ditur t’i bashkojë edhe prurjet e reja në qëllime më të larta dhe sublime.

“Nuk e kam këtë përshtypje, por nuk do ta përjashtoja. Këto ndodhin shpesh, Por arsyje nuk ka. Ndoshta një nga vlerat një nga vlerat e Albin Kurtit, është mjeshtëria për të bashkuar edhe prurje të reja dhe me dallime që pas kjo të funksionojë edhe në qëllime më të larta dhe sublime”, tha ai.

Gjatë ditëve të kaluara është thënë se Qeveria Kurti, mund të vjerë në shtator pasi që disa nga deputetët nga koalicioni mund të largoheshin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka…