Hyseni përforcon Feronikelin ‘74
Feronikeli ’74 ka njoftuar se Hasan Hyseni është zyrtarisht pjesë e tyre. Anësori 27-vjeçar ishte pjesë e Prishtinës së fundmi, ndërsa nga sezonin 2024/25 do të mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenas.
“Kemi kënaqësinë të ju informojmë që futbollisti, Hasan Hyseni, është transferimi i radhës tek klubi ynë, FC Feronikeli 74. Hyseni, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e FC Prishtina, ka përvojë të jashtëzakonshme në këmbët e tij, e njeh shumë mirë Superligën e Kosovës dhe padyshim që do të jetë vlerë e shtuar e klubit. Anësori 27 vjeçar i është bashkuar skuadrës deri në fund të sezonit, por në kontratën e tij me klubin ka edhe mundësinë e vazhdimit. Ne si klub shpresojmë që rrugët tona të jenë të gjata dhe të suksesshme”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.