Hyseni pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Grenelli, LDK-ja siguron ShBA-në se taksa do të hiqet

10 mars 2020 | 16:25

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në këtë parti, Skënder Hyseni, është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Hyseni përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se LDK-ja pajtohet dhe mbron qëndrimin që taksa të hiqet menjëherë dhe pa kushte, ashtu siç kërkohet nga presidenti Trump.

Postimi i plotë i tij:

Sot pata një takim të gjatë me Ambasadorin Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë në Uashington

Me autorizimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë dhe Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LDK-së, u prita në Shtëpinë e Bardhë në Uashington nga i Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell.
Gjatë një takimi të gjatë dhe shterues, bisedën e përqendruam në aspekte të veçanta të zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.
I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.
Amerika është aleat i palëkundshëm i Kosovës dhe popullit të saj dhe mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj interesave jetike të saj.
Por, Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatësisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i Ambasadorit Grenell, duke shtuar se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj.
E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme.
LDK kurrë nuk do te lejojë qe ky partneritet të prishet.
LDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur që të koordinohet dhe harmonizohet ngushtë me SHBA-të në çdo fushë.
LDK pajtohet dhe mbron qëndrimin që tarifa të hiqet menjëherë dhe pa kushte, ashtu siç kërkohet nga Presidenti Trump.
Partneriteti me Amerikën nuk ka alternative.
Skender Hyseni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas akuzave të…