Hyseni, qeverisë: Mjaft more të pafytyrë se na morët në qafë
Skënder Hyseni, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, më saktësisht ndaj ministres së Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.
Reagimi i tij erdhi pasi kjo e fundit foli rreth tërheqjes nga gara presidenciale të Joe Biden.
Ish-ministri dhe deputeti i LDK-së, e ka quajtur Qeverinë të pafytyrë dhe të pandërgjegjshme e cila sipas tij e ka marrë në qafë Kosovën.
“Establishmenti politik në Kosovë, e besa edhe shoqëria në Kosovë kanë marrë turr me i “drejtu politikat parazgjedhore amerikane” thua se kanë fuqi magjike dhe se e kanë luksin të merren me gjëra që shkojnë larg përtej orbitës së tyre miniaturale”, tha ai.
Ndryshe, Gërvalla – Schwarz, ishte e vetmja e cila deri më tani ka reaguar ndaj vendimit të Biden për t’u tërhequr nga gara për president në ShBA.