Hyseni rikthehet në stërvitje
17 nëntor 2022
| 16:07
FC Prishtina mori një lajm të mirë pasi që mesfushori-sulmues, Hasan Hyseni është rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën.
Hyseni në ndeshjen me Malishevën e zhvilluar më 14 shtator, e ka këputur ligamentin e jashtëm laterial ndërkohë që shërimi i tij ka shkuar shumë mirë nën kujdesin e mjekut Qërim Kida.
Ndryshe nga Hyseni, Mërgim Pefqeli vazhdon të jetë i lënduar. Ai i ka dëmtuar tre ligamente të nyjës së këmbës dhe pas kontrolleve të kryera rezulton se do të mungojë tri deri në pesë javë.