Hyseni: S’do ta nënshkruaja kurrë Asociacionin pa njohjen e Kosovës

28 prill 2021 | 22:35

Ish-Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk do ta nënshkruante kurrë Asociacionin e Komunave serbe pa njohjen e Kosovës.

Hyseni gjithashtu ka thënë për partinë në qeveri se tash po përballet me realitetin, e deri tash ka lundruar në një ambient imagjinar.

“S’do ta nënshkruaja kurrë Asociacionin pa njohjen e Kosovës”, është shprehur Hyseni në Pressing.

“Tash Vetëvendosje do të përballet me jetën reale, deri tash ka lundru në një ambient imagjinar, tash do të përballet me jetën reale. Të siguroj që deshi apo nuk deshi qeveria, dialogu do të jetë prioritet”, ka thënë Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve në vijim në Kosovë priten temperatura verore, mbi 25C.…