
Hyseni: Shpresoj që krerët e Kosovës ta kenë kuptuar urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë
27 korrik 2022
| 12:08
Ish-koordinatori për dialog, Skender Hyseni, e ka komentuar takimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Hyseni ka thënë se shpreson që krerët e Kosovës ta kenë kuptuar urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë.“Uroj qe krerët e Kosovës ta kenë kuptuar rëndësinë, seriozitetin dhe urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë me marrëveshje për njohje të ndërsjellë, që është thelbësore për integrimet e përshpejtuara euro atlantike e ndërkombëtare të vendit tonë”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.