Hyseni: Shqetësuese, qeveria Kurti në programin e saj nuk e përmend askund partneritetin me ShBA-të

08 maj 2021 | 19:35

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka kritikuar plan-programin e Qeverisë Kurti.

Hyseni përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se një nga pikat më shqetësuese në këtë program është mospërmendja e ShBA-së, si partneri kryesor strategjik i Kosovës.

“Më shqetësuesja në program qeverisës është heqja dorë e Qeverisë së Kosovës nga partneriteti i veçantë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër ShBA-të nuk përmenden askund në këtë program”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i plotë Hysenit:

Një lexim i shpejt i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020 – 2023, botuar në Koha.
Sot, nga kurreshtja qytetare dhe intelektuale, i bëra një lexim të shpejtë Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020 – 2023.
Në fokus të veçantë kisha pjesën e programit: POLITIKA E JASHTME, INTEGRIMI DHE MËRGATA.
S’pari, ajo që bie në sy është se këtu nuk ka program që përcillet me mekanizma realist të zbatimit. Është vetëm një kapërcim indiferent mbi një fushë thelbësore për rrumbullaksimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
S’dyti. dhe më shqetësuesja në program qeverisës është heqja dorë e Qeverisë së Kosovës nga partneriteti i veçantë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër SHBA-të nuk përmenden askund ne këtë program, ndërkohë që renditen një varg ‘dëshirash’ për antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e bashkëpunimit të saj me NATO-n. Pyetja logjike është me cilin partner strategjik do të bashërendohen dhe koordinohen këto përpjekje?!!!
Me Shqipërinë???!!!
Po, Shqipëria është partner yni i natyrshëm dhe bashkërendimi dhe koordinimi me te është i domosdoshëm. Por, por, por partneritetin e veçantë strategjik me SHBA-të nuk mund ta zëvendësojë asgjë!
Për këte është mire ta pyetni Shipërinë. As ajo, pa partneritetin e saj strategjik me SHBA-të nuk do të ishte antare e NATO-s as sot e kësaj dite!
A duhet të shqetësohemi?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) së bashku…