Hyseni sot nis takimet me zyrtarë të lartë amerikanë

03 gusht 2020 | 08:27

Koordinatori i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka mbërritur dje në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hyseni ka konfirmuar se në mëngjesin e sotëm do t’i fillojë takimet e planifikuara.

Hyseni pritet të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe me Përfaqësuesin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Më 24 korrik Hyseni në Bruksel kishte takuar asistent sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi të Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, me të cilin kishte biseduar rreth procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Hyseni përpara këtij udhëtimi ka takuar edhe Enver Hoxhajn e PDK-së dhe Fatmir Limajn, në kërkim të një uniteti sa i përket procesit të dialogut.

Skënder Hyseni për pozitën që është emëruar ka marrë përkrahjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia Covid-19 sa vjen e po përhapet gjithnjë e më…